Sport

I prekur nga COVIDI, përkeqësohet gjendja shëndetësore e futbollistit Etrit Berisha

Kombëtarja e futbollit e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të kapitenit kuqezi dhe të portierit të Spal-it, Etrit Berisha. Portieri i Kombëtares Kuqezi u shtrua në spitalin Cona të Ferraras, qytet ku ai luan me bardhë e kaltrit të SPAL-it. Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19 prej 27 nëntorit dhe fillimisht u vetë-karantinua në shtëpi.

Lajmin e dhanë mediat italiane. Sipas tyre portieri i SPAL Etrit Berisha, në orët e fundit “u pranua në departamentin e specializuar COVID-19 për testet klinike”. Portieri shqiptar në fakt siç komunikoi klubi emilian u shtrua në spital për mbikqyrje më të rreptë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes së tij klinike.

Në vijim pritet të ketë të tjera informacione mbi situatën e kapitenit kuqezi.