Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Lifestyle

I rruajtën flokët vajzës se u dashurua me një serb, Franca dëbon familjen boshnjake

Franca dëboi një familje nga Bosnje-Hercegovina pasi rrahën vajzën e tyre të mitur vetëm për shkak të vendimit të saj që të martohej me një të ri serb. Familja shkoi edhe më tej duke i qethur flokët 17 vjeçares në formë ndëshkimi. Ministria e Brendshme franceze deklaroi se 5 anëtarë të familjes së vajzës u deportuan në Sarajevë si pasojë e sjelljes së paparanueshme për një shoqëri perëndimore.

“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroi ministria.

E mitura do jetë në përkujdesje nga shërbimi social dhe pasi të mbushë moshën madhore, do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.

Mediat franceze njoftuan në gusht të këtij viti se familja boshnajke Zairoviç kishte rrahur një vajzë myslimane 17-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ia kishte rruar flokët vetëm sepse ajo dëshironte të martohej me një serb 20-vjeçar./REL

Top Albania Radio