Botë e Çuditshme Design

I ulur lakuriq në një tualet të artë, statuja e Vladimir Putin së shpejti në ankand!

Një skulpturë e presidentit rus Vladimit Putin po nxirret në ankand nga një grup aktivistësh çekë. Në statujë Putin shfaqet i ulur lakuriq në një tualet të artë. Ndërkaq, të ardhurat nga shitja do të shkojnë për blerjen e një droni luftarak për Ukrainën. Figura, e quajtur “Vrasësi i zhveshur” u krijua si një kritikë e stilit të jetesës luksoze të Putin, por ka ndryshuar pamjen disa herë që nga zbulimi i saj në 2021, duke iu përshtatur ngjarjeve aktuale.

Aktivisti dhe autori i konceptit, Otakar van Gemund, u frymëzua nga figura e opozitës ruse Alexei Navalny dhe hetimi i tij në pallatin e Putinit, ku thuhet se vetëm furçat e tualetit kushtojnë 15.000 euro. Motivi i furçave të tualetit u bë më vonë një simbol i rezistencës gjatë demonstratave kundër regjimit në Rusi. Arjan van Gemund në një konferencë shtypi tha se:

Është një simbol i perversitetit të regjimit rus, estetikës së saj mafioze dhe despotizmit totalitar.

Çmimi fillestar është caktuar 10.000 euro dhe ankandi do të zgjasë deri më 20 dhjetor. Pasi u zbuluan prova të krimeve ruse të luftës në Bucha, një manekinë e një viktime civile në një qese plastike u shtua nën piedestalin e Putinit.

Sjellim në vëmendje për ata që nuk e dinë, se Putin ka një pasion të madh sa i përket ushqimit. Ai është i fiksuar pas akullores, një ushqim që e gjen pothuajse në çdo vakt të tij. “Russia from the kitchen”, një libër i Witold Szablowski për historinë gastronomike të vendit, tregon se në të gjitha ëmbëlsirat që mbërrijnë në tryezën e Putinit ka të paktën një akullore.