Rajoni

I vetmi zë shqiptar në Parlamentin serb’, Meta thirrje shqiptarëve në Tërnoç: Votoni masivisht Shaip Kamberin

Ditën e nesërme, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve, për të qenë pjesë e parlamentit serb.

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook duke e konsideruar Kamberin si zërin e vetëm të përfaqësimit të shqiptarëve atje.

Kreu i shtetit shqiptar ka ftuar të gjithë votuesit shqiptarë t’u drejtohen masivisht kutive të votimit, në mbështetje të Kamberit dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.

“Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë. Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit. Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Meta.