Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

I zbulojnë kancerin në qafen e mitrës në sallën e lindjes, foshnja i shpëton jetën gruas!

Lindja e një fëmije ndryshon totalisht jetën e një gruaje, por në rastin e Carla Woods ajo ka një vlerë akoma më të madhe, pasi ardhja në jetë e Freya-s e shpëtoi nga vdekja. Mamaja e re nuk e kishte marrë kurrë me mend që gjatë lindjes së vajzës së dytë, do t’i zbulonin diagnozën më të frikshme të jetës, kancer në qafën e mitrës.

Nuk kishte shfaqur asnjë simptomë më parë, bënte në jetë të shëndetshme dhe gjatë pritjes së ëmbël kishte ndjekur me kujdes të gjithë udhëzimet e mjekëve, por kjo gjë nuk e kishte penguar kancerin e qafës së mitrës të rritej brenda saj. Ndërkohë që Carla përplitej mes dhimbjeve të lindjes, mjekja gjinekologe që e asistoi vuri re një gungë të çuditshme në muret e vaginës, e madhe sa një mandarinë. Mendoi se bëhej fjalë për një fibromë, tumor beninj i uterusit, por diagnostikimet e mëvonshme provuan se ishte kancer në qafën e mitrës. Mamaja e re rrëfehet:

Në momentin e parë që shtrëngova Freya-n në krahët e mi, u ndjeva gruaja më e lumtur në botë. Asgjë nuk kishte rëndësi në ato momente, as këshillat e mjekëve e as ajo masë e çuditshme tumorale që rritej brenda meje. Pas daljes nga spitali, iu përkushtova plotësisht vajzave, por ndërkohë pas 5 javësh nga lindja fillova të kisha gjakderdhje të shumtë. Shkova menjëherë në spital dhe mjekët zbuluan se kisha kancer në qafën e mitrës.

Ishte një shok për familjen tonë. Mendoja gjithë kohës për vajzat, nuk doja t’i lija vetëm, nuk doja t’i lija pa mama. Për gati 6 muaj kam bërë kimioterapi dhe radioterapi, tashmë nuk kam asnjë shenjë të kancerit në trup. Nuk mund të bëhem kurrë më mama, por jam e lumtur që jam gjallë. Nëse nuk do të kisha lindur, kanceri do ishte përhapur në gjithë trupin.

Pas sistemit tretës, vagina është organi që ka numrin më të madh të baktereve e vlen të theksohet se shumica prej tyre janë në dobi të shëndetit riprodhues. Ndonëse gratë mendojnë se vagina duhet pastruar me solucione e shampo larëse, nëse do t’i njihnin më mirë efektet negative e afatgjate të këtij veprimi, nuk do e bënin më kurrë këtë gjë.

Vagina është një organ vetëpastrues dhe larja me shampo a sapunë rrit rrezikun e infektimit me papillomavirus (HPV). Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit dolën në këtë përfundim pasi studiuan të dhënat nga 1271 gra të moshave 20-49 vjeç të cilat kishin raportuar ritualet e higjienës vetjake. Studimi, i publikuar në “Journal of Infectious Diseases” zbuloi se rreziku i infektimit me HPV ishte 26% më i lartë te gratë që përdornin shampo e larës.