Aktualitet

IGJEUM jep paralajmërimin, këto janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret!

10 qarqe të vendit parashikohen me rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarreve. Ndërkohë IGJEUM thotë se rreziku do të jetë i moderuar në qarqet e Durrësit dhe Dibrës. IGJEUM parashikon se era që do të fryjë do të jetë tejet e nxehtë dhe e shoqëruar me rërë që e kanë prejardhjen nga Saharaja.

“ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 36 °C
në vendet e ulëta: 20 / 41 °C
në vendet malore: 16 / 36 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.’- shkruan IGJEUM.