Love & Sex

Ikën si fantazëm dhe tani kërkojnë të rikthehen? Ju sugjerojmë disa mënyra si të reagoni në të tilla raste

Të lihesh në purgatorin emocional pas një marrëdhënie të përfunduar në një menyrë shumë të çuditshme mund të jetë e bezdisshme aq sa edhe pikëlluese, në varësi të rëndësisë që personi i larguar ka patur tek ju.

Megjithatë, nuk ka rëndësi si e konsideroni, largimi si ‘fantazëm’ me të vërtetë është jo i këndshëm. Por çfarë është akoma më e parehatshme? Kur personi i/e cila u zhduk pa thënë asnjë fjalë, del në skenë nga askundi. Sapo ju filloni ti harroni, ato kthehen sërish tek ju. Nëse nuk jeni të sigurt se si duhet ti përgjigjeni, atëherë përgjigja varet nga çfarë kërkoni nga ai person.

Sipas ekspertes së lidhjeve në New York, April Masini, të vendosësh nëse duhet apo jo ti jepni një mundësi të dytë, varet e gjitha nga arsyeja se përse u zhdukën pa asnjë shpjegim.

Nëse dikush zhduket sepse kjo gjë është një sjellje normale për ta, vazhdoni me jetën tuaj dhe mos e ktheni më kokën pas. Është mungesë respekti ndaj vetes nëse e falni. Por, nëse ata tentuan të flisnin me ju, por ndodhi dicka dhe nuk mundën, përpiquni ti jepni një mundësi të dytë.

Në varësi nga justifikimi i tyre, ne ju tregojmë disa mënyra se si të përgjigjeni në të tilla situata.

Në rast se dëshironi ti jepni një mundësi tjetër

Mos prisni shumë nga ta! Nëse ju rriten shpresat dhe prisni nga ta që të jenë në dashur me ju ose që të marrin seriozisht marrëdhënien,mund ti bëjë ata të besojnë se ju jeni të lirë dhe dhe duan vetëm të argëtohen përkohësisht me ju.

Nëse keni vendosur t’i jepni një mundësi,ka një variatet përgjigjesh që mund të jepni.

Kohë pa folur! Si ke qenë?

Ooo, kush qenka… Si je?

E çuditshme, po mendoja për ty. Çfarë po bën?

Kjo ishte e papritur! Çfarë nderi që po më shkruani

Kishte kohë pa më dal ky emër tek mesazhet,si je “i panjohur”?

Në rast se doni t’i falni pak hidhërim…

Ndiheni të inatosur me ta, por sërish nuk doni ti mbyllni portat e komunikimit? Atëherë, një përgjigje pak ngacmuese mund t’ju ndihmojë të vendosni balancën. Amy North, ekspertja e takimeve online sugjeron se:

Mbani në mend se qëlliminuk është të jeni sërish me ta apo ti ndëshkoni se përse ju lanë ashtu. Por, nëse doni të vini në dukje faktin që u larguan pa asnjë shpjegim, ka disa mënyra si mund të përgjigjeni.

Ckemi! Nuk prisja të më shkruaje pasi u zhduke ashtu…

Përshëndetje fantazma Kasper! Ku ke qenë gjithë këtë kohë?

Mesa po shoh, të paskam munguar 😉

Kam marrë telefon të ri, kush je më fal? (se bëj shaka, jo aq shumë)

Të kishin rrëmbyer që tu deshkqa kohë për të kthyer përgjigje. Shpresoj të jesh mirë me shëndet të paktën

Nëse jeni lënduar shumë dhe doni ta vini në dukje

Ndoshta jeni më shumë se thjesht paksa të mërzitur dhe doni që ‘fantazma’ ta dijë këtë gjë. Nëse doni me të vërtetë ta tregoni se jeni të lënduar para se të vazhdoni me jetën tuaj, atëherë ju qetësisht duhet ti tregoni se si ndiheni. Nëse qëndroni të ftohtë, mund ti bëni të rimendojnë veprimet e tyre dhe mbase t’ju kërkojnë të falur.

Duhet të tregohem pak e sinqertë, më ka lënduar fakti që nukmë ke folur. Pse  tu desh kaq kohë për t’ju përgjigjur mesazhit tim?

Dua të sillem sikur nuk më injorove për kaq kohë, por nuk mundem. Si ke qenë?

Shpresoj të kesh një justifikim të mirë se përse nuk më je përgjigjur.

Jam ndjerë shumë i/e mosrespektuar kur u zhduke ashtu dhe nuk po mendoj të harxhoj prapë kohën time nëse ke në plan të largohesh sërish.

Nëse nuk do të kesh të bësh fare me ta

As nuk doni të mundoheni të merreni me ta? Atëherë mos thëni asgjë. Në fund të fundit, heshtja flet më shumë se fjalët. Kevon Owen, konsulentja e marrëdhënieve në çift sugjeron t’ja ktheni me të njëjtën monedhë. Silluni dhe ju si një fantazëm me ta dhe merruni me njerëz të cilët vërtetë ju vlerësojnë. Në fund të fundit, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se lumturia juaj!