Celebrities Gossip Showbiz

Ikona e kinematografisë botërore, Al Pacino, feston sot 82-vjetorin!

Alfredo James Pacino është një aktor amerikan shumë i dashur dhe i talentuar. Ai është padyshim ikonë e kinematografisë botërore dhe numëron pafund suksese në karrierën e tij.

Ai është shumë i dashur për fansat në të gjithë botën dhe ditën e sotme, artisti me kuptimin e plotë të fjalës, feston 82-vjetorin. Me rastin e ditëlindjes së tij ju njohim me 5 nga filmat më ikonikë ku ai ka aktruar.

“Scarface” e vitit 1983 është një nga rolet më të mrekullueshëm të Al Pacino. “The Godfather” është një tjetër film ku artisti ka fituar dashurinë dhe pëlqimin e fansave të tij. “Dog Day Afternoon” është në ‘top 3’ si një nga filmat më ikonikë të artistit. Vendin e dytë e zë “Serpico” dhe në të parim padyshim është “The Godfather II”, një tjetër film ku artisti ka treguar talentin e tij.

Vlen për t’u përmendur se “The Godfather” është një nga filmat më ikonikë të të gjitha kohërave, dhe dy anëtarët kryesorë të kastit dhe regjisori Francis Ford Coppola u mblodhën për të nderuar 50-vjetorin e filmit gjatë Oscars 2022. ‘Godfather reunion’, me Al Pacino, Francis Ford Coppola dhe Robert De Niro që ngjiten në skenën e Oscars ishte një nga çastet më të dashura në historinë e “Oscars”!