Celebrities Gossip Showbiz

Ikona e muzikës Britney Spears tregon arsyen pse nuk mori pjesë në “Met Gala 2022”!

Këngëtares Britney Spears, të cilës i ishte ndërprerë kujdestaria vitin e kaluar, thuhet se ishte e ftuar në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala këtë vit. Në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram këngëtarja zbuloi arsyen pse zgjodhi të mos merrte pjesë në këtë event këtë vit. Në atë postim artistja e njohur kishte shkruar:

Unë do të shkoja në Met Gala, por në vend të kësaj u futa në vaskë me qenin tim! Unë i urrej fluturimet!

Spears ndau lajmin së bashku me një video të saj ku tregohej se ku shihej duke kërcyer ndërsa mbante macen e saj. Pasi lexuan mbishkrimin e saj, fansat nuk mund të mos reagonin ndaj humbjes së saj në Met Gala dhe thanë se si do të kishte shkëqyer në tapetin e kuq.

Vlen të theksohet gjithashtu se Britney Spears para pak javësh njoftoi edhe lajmin tragjik në lidhje me humbjen e fëmijës që ajo po priste së bashku me partnerin e saj Sam Asghari. Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ajo kishte vendosur ta bënte vetë publik lajmin e humbjes së foshnjës.

Sjellim në vëmendje se së fundmi gjithashtu Britney kishte shkruar dhe ishte shprehur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram në lidhje me frikën që kishte për të pasur një fëmijë në kohët e sotme dhe sidomos në një vend si Amerika. Pak orë më vonë postimi nga ana e saj u fshi por e gjitha kishte lidhje edhe me pjesën se për ikonën e muzikës janë bërë shumë dokumentare madje edhe pa miratimin e saj dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak.