Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ikona e muzikës Britney Spears zbulon se është fiksuar pas serialit të njohur “Euphoria” pasi e ndihmoi atë me ankthin!

Duke qenë se Britney Spears ka kaluar një periudhë të vështirë vitet e fundit për shkak të kujdestarisë që përfundoi vitin që shkoi. Ylli i muzikës pop është shprehur se seriali hit i HBO-së, ‘Euphoria’ e ka ndihmuar shumë dhe se ka qenë si një meditim për të. Këngëtarja e hitit të njohur “Stronger” tregoi se:

Duke parë këtë dhe duke u argëtuar nga këto komplote të çmendura, papritmas ndjeva se i gjithë ankthi im u largua. Shfaqja ishte sikur të ‘meditoje’! Më dha një buzëqeshje të madhe në fytyrën time, ka terapi tingujsh, qetësi, joga por padyshim jo më pak e rëndësishme, stërvitni mendimet tuaja për të menduar gjëra që ju bëjnë të buzëqeshni E kuptove, vazhdo të buzëqeshësh!

Gjatë pesë muajve të fundit që nga përfundimi i kujdestarisë, ikona e muzikës pop ka punuar shumë për t’u shëruar nga të gjitha traumat që përjetoi. Tani ajo ka menduar që të rikthehet seriozisht dhe në muzikë.

Kujtojmë gjithashtu se para pak ditësh Britney habiti me reagimin e saj. Ndoshta emra e tyre kanë qenë vazhdimisht të përfolur në mediat rozë, por diva e muzikws pop Britney Spears nuk e di se kush janë Pete Davidson apo Scott Disick. Në një postim të fshirë tashmë në rrjetin e saj social Instagram, Spears ripsotoi në InstaStory, me një pamje nga një aheng i Davidson dhe Disick. Në mbishkrimin e postimit thuhej se:

Më falni, u desh ta ripostoja këtë. Nuk e di se kush janë këta njerëz në video, por më bëri të qesh shumë!!!

Videoja u shpërnda fillimisht në ‘InstaStory’ të Disick teksa shihet Davidson duke filmuar i shoqëruar me yllin e “Flip It Like Disick”, i cili kishte rënë në gjumë ndërsa ata po shikonin “The King of Comedy”. Ylli i “Saturday Night Live” me shaka shkroi tek klipi: “Nata e djemve ishte e egër”. Sjellim në vëmendje se nëse edhe ju njësoj si Britney nuk i njihni këta personazhe, ne ju themi se Pete Davidson është një komedian i njohur, njëkohësisht edhe i dashuri i yllit televiziv Kim Kardashian. Scott Disick nga ana tjetër është ish-bashkëshorti i motrës së Kim, Kourtney Kardashian.