Celebrities Gossip Showbiz

“Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e…”, Rezart Veleshnja i bën ‘diss’ Fjoralba Ponarit?!

Fjoralba Ponari ishte prezantuesja e këtij sezoni të Portokalli. Edhe pse e re në fushën e prezantimit, ajo arriti të bashkëprezantojë me Salsanon të gjithë sezonin duke ja dalë me sukses. Përveç moderimit të programit, Fjoralba erdhi edhe si aktore në disa skena nga skeçet e Portokallisë.

Duket se, dikush nga Portokalli nuk është aq i kënaqur me Fjoralbën dhe ka reaguar me anë të disa thumbave në Instagram. Aktori Rezart Veleshnja ka postuar dy ish- prezantueset e programit, Eneda tarifën dhe Xhemi Shehun dhe ndjekësit e kanë marrë si një ‘diss’ për të.

Në një story ku kishte vendosur foton e Enedës, Rezarti e shoqëron me shkrimin:

Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm.

Dhe në një story tjetër me një fotografi të Xhemit, aktori ka shkruar:

E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty

Rezarti nuk i është dedikuar dikujt drejtpërsëdrejti, por dukeqënëse Fjoralba ka zëvëndësuar Xhemin si prezantuese, ndjekësve të aktorit ju ka shkuar menjëherë në mendje se këto thumba mund të jenë për të.