Celebrities Gossip Showbiz

Ilir Shaqiri nuk kursen ofendimet ndaj Donaldit dhe Semit!

Nuk ka ndjekës fanatik të “Big Brother VIP” që nuk është në dijeni të debatit që shkaktoi shumë tensione brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për sherrin e bujshëm mes Semit dhe Donaldit me Ilirin. E teksa u duk se gjakrat mes tyre ishin qetësuar, ky i fundit ka nisur sërish të ketë pakënaqësi ndaj dyshes.

Në një bisedë me Monikën, Iliri nuk i kursen ofendimet ndaj tyre.

Për mua çfarë nuk tha, për Ardititn, për Monikën, për Palomën. Gjithsesi më bëri mirë si periudhë pasi arrita të njoh fytyrën e vërtetë të dikujt që e konsideroja shok. Kur bëhen votimet e të preferuarve, ata të dy zgjedhin Kledin. Pse nuk votojnë njëri-tjetrin? Sepse duan që të afrojnë sa më shumë persona.

Nuk dihet nëse banorët do ta diskutojnë këtë debat mes tyre që duket se është një krisje shumë e madhe mes tyre spektaklin e ditës së sotme.

Gjithçka nisi, gjatë një mbrëmjeje kur banorët po bisedonin me njëri-tjetrin në oborr, Iliri diskuton diçka me zë të ulët me Donaldin, pa u kuptuar se çfarë po thonë nga banorët e tjerë. Për një gjë të tillë është bërë kurioze Semi, e cila e ka pyetur Ilirin se për çfarë po flisnin ata. Duke qenë se ky i fundit nuk po përgjigjej dhe Semi vazhdonte të këmbëngulte, Iliri bën një koment, që mbase e preku Semin: “Nuk jeton dot dy minuta ti pa atë (Donaldin)”.

Kaq ka mjaftuar që situata të agravohej dhe Semi t’i tregojë Ilirit gishtin e mesit, që sipas saj ishte thjesht në kuadër shakaje, por ai nuk mendoi aspak kështu. Madje i ka mbajtur qendrim gjatë dhe nuk e ka pranuar as faljen e saj.

Në veçanti Donaldi i ka dalë në krahë Semit duke e pohuar sërish se ajo nuk ka pasur asnjë qëllim të keq, madje edhe Semi gjithashtu i ka toleruar shumë shaka Ilirit dhe nuk është diskutuar ndonjëherë kaq gjatë.