Gossip Pasò

Ilir Suli: “Humba medaljen e artë të Botërorit nga pagjumësia”

Ilir Suli, nënkampioni i botës në vitin 2002, i cili na ka nderuar me flamurin shqiptar të ngritur në Arena Ndërkombëtare dhe shumë çmimeve të fituara, ka qenë sot i ftuar në “Paso” në Top Albania Radio.

Në një intervistë me moderatorët, Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani, Ilir Suli ka diskutuar për jetën e tij profesionale dhe mundin për të arritur të qenurit kampion.

Ai zbuloi një moment aq sa interesant, por aq edhe fatkeq për të, pasi humbi mundësinë për të shfaqur talentin e tij në Botërorin për peshëngritje nga pagjumësia e një nate më parë.

Kisha shumë emocione, aq shumë sa nuk arrita as të flija një natë më parë dhe nga mungesa e fuqisë nuk dhashë maksimumin dhe kështu humba medaljen e artë të Botërorit.

Suli, gjithashtu u shpreh se nëse do të kishte shkuar pas ofertës dhe vlerësimit që shteti Turk i bëri për të qenë pjesë e tyre do të kishte fituar më shumë.