Celebrities Gossip Showbiz

“Iliri preferon të mbush shpirtin me art, ka kush ngre tulla”, balerini reagon pas ofertës së Donaldit për të ndërtuar shtëpi për njerëzit në nevojë!

Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur më shumë se katër muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve. Ditën e sotme, balerini ka qenë i ftuar në ‘Shqipëria Live’ dhe teksa është pyetur nëse do ta pranojë ofertën e  Donaldit për t’ju bashkangjitur nismës së tij për të ndërtuar katër shtëpi, lliri u shpreh se nuk do të kontribuojë në këtë nismë, por në diçka tjetër.

Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia urojë Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi diku do të jetë dikush, unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoi se secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngre tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art, qëllim im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talente të kenë mundësinë për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali.

Mbrëmjen e djeshme emisioni tërësisht politik “Open” në Top Channel i dedikoi një puntatë të tërë spektaklit fenomen “Big Brother Vip” nga ku fitues i edicionit të parë ishte balerini i njohur Ilir Shaqiri. Ndër të ftuarat e panelit ishte edhe aktorja e mirënjohur Ema Andrea, e cila është shprehur kundër këtyre lloj formateve televizive. Ndër të tjera ajo replikoi ashpër me Ilir Shaqirin, duke e cilësuar dëshpërues faktin që një artist duhet të futet në një format të tillë për të promovuar vlerat e veta.

Rikujtojmë se, pëpros lajmeve në vendin tonë, fitorja e Ilirit është pasqyruar edhe në mediat italiane ku shumë prej tyre e kanë përmendur atë si ish-balerinin e “Amici” që arriti të triumfonte në edicionin e “Big Brother VIP” në Shqipëri. Ja disa prej mediave kryesore të cilat kanë shkruar për fitoren e çmimit të madh të “Big Brother VIP” nga balerini Ilir Shaqiri.