Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Imazhi i kopertinës së revistës së njohur këtë herë është mamaja e Elon Musk!

A do ta besonit nëse do t’ju thonim se nëna e biznesmenit Elon Musk është një super modele dhe se së fundmi është zgjedhur imazh në kopertinën e revistës së njohur “Sports Illustrated Swimsuit”? Maye Musk ka lindur në Afrikën e Jugut, 74-vjeçarja ka qenë një nënë e suksesshme, supermodele dhe eksperte ushqimore gjithashtu. Ajo duket mjaft bukur me veshjet e saj të cilat përfshijnë edhe një larmi ngjyrash tek kostumet që kushtojnë rreth 327 euro.

Në lidhje me këtë projekt ku ajo mori pjesë u shpreh se:

Për të qenë një modele me rroba banje për ‘Sports Illustrated’, njerëzit do të më thoshin si e çmendur. Jam shumë e emocionuar që ata kanë vendosur që edhe femrat më të vjetra mund të veshin rroba banje dhe të duken shkëlqyeshëm. Mendoj se me të vërtetë do të ndryshojë mënyrën se si ndjehen femrat.

Maye është nëna e Elon Musk, Kimbal dhe Tosca. Për pjesëmarrjen e nënës si imazh në kopertinën e “Sports Illustrated Swimsuit”, Tosca u shpreh se:

Mamaja ime tani është 74 vjeçare. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo ka marrë dy diploma master, fitoi çmime në fushën e dietologjisë, ka qenë në shfaqje të panumërta mode, madje është shfaqur në një video të Beyonce.

Nga ana tjetër edhe Page Six, raportoi në vitin 2017 se Maye Musk u bë zëdhënësja më e vjetër ndonjëherë për ‘CoverGirl’ dhe gjithashtu ka parakaluar në pasarelat për ‘Dolce & Gabbana’ dhe ‘Tiffany & Co’.

Vlen të theksohet gjithashtu miliarderi Elon Musk ishte i pranishëm në “Met Gala 2022” me mamanë e tij. Eventi i madh i modës ishte ngjarja e parë publike ku ai u shfaq që nga blerja e Twitter-it. Ai u shpreh në tapetin e kuq duke thënë këto fjalë:

Qëllimi im, duke supozuar se gjithçka bëhet, është ta bëj Twitter-in sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur dhe të ketë një grup sa më të gjerë njerëzish në Twitter. Të jetë argëtues dhe qesharak.