Aktualitet Celebrities

“Imazhi juaj përdoret si një burrë për të vjedhur vajza braziliane…” Blendi Fevziu bën denoncimin!

Një mesazh i ardhur për gazetarin e njohur Blendi Fevziu duket se mban një shqetësim serioz. Një burrë misterioz ka krijuar dokumenta fallso me imazhin e gazetarit, por me një tjetër emër për të manipuluar dhe vjedhur gra braziliane. Këtë e ka bërë me dije vetë Blendi me anë të postimeve më të fundit në Instastory-t e tij.

Përshëndetje Blendi. Jam një gjinekolog brazilian. Po të kontaktoj për të informuar se fotot dhe imazhi juaj janë përdorur si një burrë fallso për të vjedhur vajza braziliane. Mamaja ime ishte një nga viktimat. Printon fotot e tua nga Instagrami dhe ndryshon emrin, duke treguar një histori të bukur të një burri të pasur që po kërkon një grua. 

Më tej gazetari ka ndarë me ne dhe dokumentat fallso që ky burrë miserioz ka bërë për ta bërë më të besueshme historinë e tij.

Blendi nuk ka zgjedhur të na zbulojë asgjë më shumë, megjithatë na mbetet të presim ditët në vijim nëse kjo situatë do të zgjidhet. Nga ana tjetër, gazetari po shijon disa ditë në plazh në këtë pushim sezoni televiziv dhe nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente dhe pamje shumë të bukura.