Celebrities Live From Tirana

Ina Kollçaku: “Keisi priste nga Kristi mashkullin toksik, ai thjesht u tregua kavalier…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçaku për të na dhënë opinionin e saj në lidhje me trekëndëshin Lorenc-Kristi-Keisi të formuar tanimë në edicionin e dytë të “BBV”. Për më shumë, Ina shprehet:

Unë Keisin e njoh dhe nga jashtë dhe në dijeninë time nuk ka qenë kurrë më Lorencin. Lorenci ka ndikuar edhe si mik, pra e ka parë të nxituar në lidhjen me Kristin. Keisi është ndikuar nga kjo gjë. Kur hyn në një format të tillë gënjeshtra dhe e vërteta i ka këmbët e shkurtra. Nga Lorenci kam ndierë ngacmime me interes romantik kundrejt Keisit. Por mendoj se këtë gjë mund ta kishte bërë edhe më përpara duke qenë se njiheshin edhe jashtë. Nëse do të kishin diçka nuk do e bënin këtë hyrjen të dy bashkë. Besoj fjalën e Sabianit që ka thënë që nuk kanë asgjë më njëri-tjetrin. Do të ishtë një dramë e madhe nëse do të kishin gënjyer të gjithë së bashku.(qesh)

Kur Keisi i deklaroi ndarjen Kristit, ky i fundit e priti shumë mirë dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta rifituar, gjë që habiti edhe vetë Keisin. Si e komenton Ina këtë?

Unë nuk mendoj që Keisi propozoi një ndarje, ajo priste atë mashkullin toksik që nuk do e pranonte ndarjen. Në fakt ishte ishte pritshmëria e të gjitha vajzave, ndërkohë që ne nga ana tjetër edukojmë gratë që burrat duhet të respektojnë hapësirën tonë. Kristi është i edukuar ndryshe, bëri kavalierin, bëri sjelljen që duhet të bëjë çdo mashkull në botë. Ky “BBV” ka vërtetuar gjithë luftën time për të drejta të barabarta dhe ka vërtetuar që jemi një popull maksist.