Aktualitet

Inaugurimi i TKOB, Rama publikon pamjet:”S’ka më art në të ftohtë”, “Kushte dinjitoze për të qenë në lartësinë e zërave të njohur nëpër botë”!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga mbrëmja gala e inaugurimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit pas rikonstruksionit.

Ndërkohë në një videomesash Kreu i Qeverisë thotë se me skenën e re të TKOB artistët tashmë do të ndihen të respektuar.

Rama shprehet se me teatrin e ri nuk do te te kete me art në të ftohtë dhe se spektatorët do të shijojnë vërtet emocionet qe do te japin artistet shqiptare.

“Prej shumë vitesh TKOB priste të dilte nga një periudhë e stërgjatë degradimi, si rezultat i një kohe të pambarimtë mos ndërhyrje për mirëmbajtjen le më pas rikonstruksionin.

Më në fund dita erdhi dhe me një projekt që flet vetë ne ia dolëm të krijojmë kushte tërësisht të reja, të ndryshme dhe dinjitoze për të qenë në lartësinë e atyre zërave të njohur në botë, por edhe zërave të rinj që ky vend fatmirësisht i nxjerr me shumicë dhe që u ngjitën shumë shpesh në këtë skenë pa pasur mundësinë të ndjehen të respektuar dhe si në shtëpinë e tyre, pikërisht për shkak të kushteve.

Sot kemi një TKOB të ri, i cili ofron një skenë ku zërat magjikë të operës shqiptare, por edhe kërcimtarët e vallëtaret, këngëtarët popullore jo vetëm të ndihen të respektuar por të kenë përballë tyre spektatorë dhe njerëz të apasionuar pas kësaj skene, që ulen dhe shijojnë art pa qenë të sulmuar nga i ftohti, nga lagështira, nga vapa, nga zhurmat prej kërcitjeve të të gjitha dërrasave të shtuara prej më shumë se 60 vitesh.

Është krenari, por edhe kënaqësi që pasi u kapërcye edhe ajo periudhë mallkimi që e pamundësi hapjen e këtij teatri në kohë të mund të ngremë perden e kësaj skene, ku kanë kënduar të gjithë ata që kanë bërë historinë e tyre në këtë teatër”, shprehet kryeministri Rama.