Bota

Incident në shkallët e “Air Force One”, Presidenti Biden bie disa herë

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë pengohet në shkallët e avionit “Air Force One”.

Në një video që po bën xhiron e rrjeteve, ai shihet duke u penguar disa herë ndërsa ishte duke ngjitur shkallët e avionit.

Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, arrin të ngrihet në këmbë, por përsëri u pengua për herë të dytë dhe pastaj sërish edhe për herë të tretë, ku shihet duke rënë në gjunjë.

Gjithsesi Joe Biden u çua më pas, ngjiti shkallët dhe u kthye të përshëndeste.

Ndonëse gjithçka u mbyll me kaq, incidente të tilla kohët e fundit kanë ngritur shqetësime për shëndetin e presidentit amerikan Joe Biden.