Aktualitet

Incidenti me Berishën, flet Meta: E menaxhoi shkëlqyeshëm, atentat mafioz i orkestruar nga Rama!

Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar mbi incidentin që ndodhi sot në bulevard, ku ish Kryeministri Berisha u godit me grusht nga një person i cili më pas u ndalua nga policia dhe paraprakisht rezulton me probleme mendore!

Meta mohoi se Gerti Shehu 31 vjeç, ka kartelë që vërteton problemet e tij me shëndetin mendor dhe se janë thjesht alibi dhe justifikime. Meta gjatë fjalës së tij theksoi se përgjegjës për këtë është Edi Rama.

“Shumë shpejt Edi Rama do detyrohet edhe të nxjerrë kartelën që e mban të fshehur për të lehtësuar ndëshkimin e tij që ka bërë ndaj shtetit e ligjit.

Në rastin konkret meqë unë isha në atë moment, mund të them që kemi të bëjmë me një aksion të mirë planifikuar të mirë organizuar shtetëror e policor. Është kontingjent dhe bashkëpunëtor të policisë kriminale siç e tregoi Berisha. Ishte i kamufluar si fotograf dhe që në një moment të caktuar i ka bërë veprimet në mënyrën profesionale dhe me gjakftohtësi.

Është aksion i mire planifikuar i Ramës dhe policisë së Edi Ramës.

Sa i takon alibive gjoja me kartelat, justifikuese, absolutisht ai ishte vetë Edi Rama. Një njeri i pabesë, burracak, shkelës i kushtetutës.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga Edi Rama sa i takon sulmit me grusht sot ndaj Sali Berishës, nga agresori Gerti Shehu. Meta tha se Rama donte viktima në këtë manifestim dhe përgëzoi Sali Berishën për mënyrën e shkëlqyer të menaxhimit të këtij atentati mafioz.

‘Të gjitha përpjekjet mafioze të shtetit patronazhist dhe policisë së Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin pikërisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre për vlerat më të mira Evropiane në një ditë kaq të rëndësishme siç ishte samiti i BE-së. E përshëndesim pasi tregon se Shqipëria është një tokë Evropiane. Duke falënderuar qytetarët dua të shpreh një falënderim të veçantë për liderin e PD-së, Sali Berishën për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar dhe të porositur dhe të ekzekutuar nga Evdin Kristaq Rama, i cili kishte një qëllim të devijonte  një protestë paqësore në një manifestim me viktima. Edi Rama në përpjekjet e tij më ekstrem të parapara në 30 vite., për të provokuar dhe fajësuar opozitën si shkaktare të dhunë nxori fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka diplomat e mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ja retushoje dot. Sot Edi Rama u tregoi gjithë shqiptarëve që është armiku me i madh i paqes sociale në vend.’- tha Meta.