Celebrities Gossip Live From Tirana

Indiferentizmi ndaj personit që duam/Anxhela Baxhija për TAR: “Në 4 vite nuk pranoja t’i thoja që e pëlqeja…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Anxhela Baxhija për të na folur më shumë rreth fenomenit që si vajzat apo djemtë fiksohen më shumë me ata persona që janë indeferentë ndaj tyre. Po Anxhelës a i ka ndodhur të fiksohet me dikë që është treguar indiferentë ndaj saj apo e anasjellta dhe përse ndodh ky fenomen?

Më ka ndodhur. Ai nuk e meritonte dashurinë time.(qesh) Ti bëhesh e zgjuar kundrejt një njeriu dhe bëhesh komplet budallaqe kundrejt një personi tjetër.

A ka arsye pse dikush nuk të jep shumë vëmendje?

Kam përshtypjen që duke vënë re se si sillen një pjesë e djemve dhe vajzave frika më e madhe e tyre është nëse lidhen me njeriun e ëndrrave, përfundojnë në fejesë-martesë dhe ju mbaron ai muaji i mjaltit. Ne njerëzit e karrierës që kemi disa qëllime dhe objektiva të tjera mendojmë që lidhja do të na hajë kohë nga puna, nga shkolla dhe themi më mirë të mbajmë këto sesa të krijojmë një lidhje. E pamundura gjithmonë të bën ta duash më shumë, ai misteri të bën të shkosh drejt tij. Normale që më ka ndodhur, kryesisht më ka ndodhur në shoqëri. Me një mikun tim ka qenë e dyanshme pjesa e indiferentizmit. I kemi thënë gjithmonë njëri-tjetrit motër-vëlla dhe më pas kemi kuptuar që kishim ndjenja. Isha me idenë që e kisha një mik të rëndësishëm dhe nëse do ja thoja automatikisht do e humbja por mesa duket kemi bërë gabim sepse tani nuk flasim më.(qesh) Në 4 vite nuk pranoja t’i thoja që e pëlqeja. Nëse ti gjatë gjithë kohës ke qenë pro për këtë marrëdhënie dhe fillon i thua që po vazhdon me jetën tënde aty fillon ‘krimbi’ te ky personi.(qesh). Ndonjëherë atëhere kur nuk e do të vjen, është e papritur, vjen rastësisht princi i kaltër që nuk po them që përfundon me ty por vjen.