Rajoni

Infektime nën 25 vjeç, shtohen rastet me COVID në Greqi!

Greqia ka regjistruar orët e fundit më shumë se 2000 raste me koronavirus, pas tre ditësh rritjesh të ndjeshme të të prekurve sidomos në Athinë dhe në Kretë.

Sipas specialisteve behet fjale per te prekur nen moshën 25 vjeç, fenomen qe ka sjelle një rritje të lehte të shtrimeve në spitale, ndërkohe që ka rënë numri i personave të intubuar.

Komisioni i epidemiologeve ka bërë thirrje edhe njëherë se vaksinimi është mënyra e vetme për të shmangur përhapjen variantit te rrezikshëm Delta të koronavirusit që brenda një jave solli një rritje 170% të rasteve. Ministri i Shëndetësisë e ka quajtur vaksinimin detyrë patriotike në mënyre që të rikthehet normaliteti, vendi të gëzoje zhvillimin e turizmit dhe qytetarët të jenë të lirë ndërsa zëdhënësja e kabinetit Mitsotakis ka bërë thirrje edhe njëherë për përshpejtim të procesit.

 Zgjidhja e vetme, sidoqoftë, mbetet vaksinimi. Dhe kjo zgjidhje bëhet edhe më e domosdoshme, pasi varianti “Delta” qe ka hyre tashme ne vendin tone dhe pritet të mbizotërojë në të ardhmen, është 100% më infektues se varianti fillestar i virusit dhe 60% më i transmetueshem se ai britanik.

Deri me sot ne Greqi 5.2 milion qytetare kane marre dozën e pare te vaksinës, ndërsa 4.2 milion kane përfunduar procesin, një shifër e ulet ne krahasim me shtetet e tjera te BE, pasi dy muajt e fundit vaksinimi ne vend gjen kundërshtime te një pjese te konsiderueshme te popullsisë dhe është vene re se ka një rritje të personave mbi 65 vjeç që nuk janë vaksinuar.

Ndërkohë në mbrëmjen e së enjtes komisioni i pandemisë ka vendosur që të rriten masat në vendet e argëtimit dhe në bare të rinjtë të mos lejohen të jenë në këmbë. Është theksuar edhe njëherë mbajtja e detyrueshme e maskës në ambientet e mbyllura, apo në vendet ku ka grumbullim njerëzish si koncerte, stadiume, teatro etj.