Aktualitet

Infektohet me Covid-19 kreu i Kadastrës Artan Lame

Preket nga koronavirusi drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Nuk dihet se si është infektuar Artan Lame, i cili momentalisht po trajtohet në shtëpi.

Më herët kanë rezultuar pozitivë dhe e kanë mundur sëmundjen edhe disa drejtues të tjerë institucionesh, si edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.