Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Influencerja e njohur Tammy Hembrow bëhet nënë për herë të tretë!

Tammy Hembrow është bërë nënë për herë të tretë. Së fundmi, ylli i rrjeteve sociale ka postuar disa foto në Instagram nga çasti i lindjes së vajzës me të fejuarin e saj, Matt Poole. Influencuerja 28 vjeçare e fitness-it, e cila ka edhe dy fëmijë me ish-partnerin Reece Hawkins, ndau lajmin se është bërë nënë e një vajzë.

Ajo postoi në Instagram një galeri fotosh nga spitali, së bashku me Matt dhe motrat e saj, Emilee and Amy. Ndërkaq, ajo shkroi se:

Gjëja më e vështirë, por edhe më shpërblyese që kam bërë ndonjëherë. Një VBA2C (lindje natyrale pas dy lindjeve cezariane). Pa fjalë.

https://www.instagram.com/p/Ce9eYAehE67/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2a45059d-eea5-4b3c-964d-5b4441f73dbb

Hembrow, nënë e Wolf dhe Saskia, me ish-partnerin Reece Hawkins kishte zbuluar më herët se foshnja ka 12 gishta, të njëjtin mutacion të rrallë me të cilin ka lindur ajo, motrat e saj, nëna dhe vëllai.