Bota

Influencuesi diagnostikohet papritur me kancer të avancuar, promovonte jetë të shëndetshme!

Një influencues i njohur në rrjetin TikTok për shëndetin dhe mbajtjen e trupit në formë befasoi me lajmin e diagnozës së kancerit, megjithse ishte i stërvitur e i shëndetshëm. Govind Sandhu tha se kishte nisur të vërente probleme me shëndetin e tij  pasi kishte kompletuar një gjysmë maratone.

Në një video 38-vjeçari shpjegonte sesi kishte marrë diagnozën paraprake për kancer të tipit ‘Non-Hodgkin lymphoma’. “Ky është një tip kanceri që nis në sistemin limfatik, të lëngut që rrethon qelizat e trupit tonë që është pjesë e mekanizmave të imunitetit që luftojnë sëmundjet e mikrobet”-shkruan Klinika Mayo, duke shtuar se qelizat e kuqe të gjakut rriten jashtëmase dhe krijojnë njësi tumoresh në të gjithë trupin.

Sandhu shpjegoi se fillimisht mendonte se ndryshimet në pamjen e kyçeve të tij vinin nga vrapimi por për disa javë shëndeti i tij u përkeqësua dhe ai u detyrua të kërkonte ndhimë mjekësore. “Sigurisht që nuk mund ta besoj por shumë gjëra nuk i kemi nën kontroll. Përse unë?’-pyeste me vete influencuesi që nuk kuptonte se përse i ishte shfaqur kanceri. Doktorët gjithashtu nuk mund t’i jepnin atij një përgjigje.