Bota

Iniciativa ‘3 Detet’, Zelensky: Ukraina mund të përmbushë nevojat energjetike të tyre!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në samitin e Tre Deteve se Ukraina mund të plotësojë nevojat energjetike të  të gjitha vendeve të nismës.

Sipas tij eksportet e energjisë elektrike nga Ukraina mund të kontribuojnë në bilancin energjetik  të 12 vendeve të vendosura midis deteve Baltik,  detit të Zi dhe Adriatik, dhe t’i ndihmojë të bëhen plotësisht të pavarur nga presioni energjetik rus.

“Ukraina ka disa nga objektet më të fuqishme të depozitimit të gazit në rajon dhe një rrjet të gjerë furnizimi me gaz. Prandaj, duke bashkëpunuar me fqinjët tanë, duke shfrytëzuar kapacitetet e ndërlidhësve Poloni-Sllovaki, Poloni-Ukrainë, si dhe gazin natyror të lëngshëm dhe terminalet e disponueshme në rajon, ne mund të plotësojmë nevojat e të gjitha vendeve të tre deteve”.

Ne nisje të samitit presidenti letonez Egils Levits nënvizoi rëndësinë e “eksplorimit të mënyrave më të mira për të lidhur Ukrainën me pjesën tjetër të Evropës”. “Nëse një perde e re e hekurt po zbret, ajo duhet të ulet në kufirin e Rusisë, jo përtej fqinjëve të saj. Sot, Evropa është e paplotë pa Ukrainën”, tha Levits.

Presidenti ukrainas, shtoi se Ukraina “duhet të jetë” një anëtare e nismës.

“Furnizimi me armë në Ukrainë, furnizimi me karburant, flukset e transportit, korridoret e gjelbra për eksportin e ushqimit, migrimi i njerëzve, e gjithë kjo funksionon përmes territorit të shteteve pjesëmarrëse në këtë nismë. shtetet e Nismës së Tre Deteve që janë lidhja jonë me botën e lirë”.

E nisur në vitin 2016, grupimi i vendeve të tre deteve dëshiron të lehtësojë zhvillimin e lidhjeve të energjisë dhe infrastrukturës midis 12 shteteve – të gjithë anëtarë të BE .