Celebrities Gossip Showbiz

“Injoranca nuk ka brirë!” Çfarë e ka irrituar këngëtaren Xhesika Polo?

Duket se komentet negative dhe ofenduese ndaj personazheve publikë nuk do të mungojnë kurrë. Këtë herë ka qënë këngëtarja e njohur Xhesika Polo, e cila u ndesh me një situatë të tillë nga një ndjekëse e saj. Xhesika ka ndarë në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto nga plazhi të cilat u bënë burim komentesh.

 Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkru në publik po të shkruaj në privat.

Këngëtarja nuk e ka pritur aspak mirë këtë mesazh dhe menjëherë i është kthyer ndjekëses në fjalë dhe të gjithë atyre që mund të ofendojnë apo të bëjnë të tilla komente bullizuese:

Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder që po më shan në privat dhe po ma kursen “turpërimin”. INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si të më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!

Rikujtojmë se, më parë Xhesika Polo ka ndarë me fansat detaje të vogla nga jeta e saj personale të pa dëgjuara më parë.