Tech

Instagram dyfishon kohën e Reels!

Rrjeti social Instagram ka dyfishuar gjatësinë e mëparshme të klipeve të Instagram Reels.

Përdoruesit e Reels tani mund të regjistrojnë dhe postojnë një klip deri në 60 sekonda, ndërsa më parë gjatësia ishte e kufizuar në vetëm 30 sekonda.

Kujtojmë, se Reels-at në fillim, gati një vit më parë ishin vetëm 15 sekonda.

Është e qartë se Instagram dëshiron të krijojë më shumë “hapësirë” për abonentët e rrjetit sidomos për ata më kreativët.

Gjithashtu edhe TikTok e rriti gjatësinë e klipit nga një në tre minuta pak muaj më parë, gjë që u dha krijuesve më shumë hapësirë.

Kohëzgjatja e klipeve është veçanërisht e dobishme për të xhiruar video më të gjata, si dhe për të shfaqur më shumë ‘story’ të ndryshme.