Tech

Instagram po bëhet edhe më i ngjashëm me Facebook, zbuloni risinë e re!

Rrjeti social Instagram po teston aftësinë për të postuar foto nga një kompjuter desktop. Kjo është hera e parë që aplikacioni për ndarjen e fotografive lejon postimin jashtë pajisjeve mobile. Zëdhënësi i kompanisë tha se:

Ne e dimë që shumë njerëz hyjnë në Instagram nga kompjuteri i tyre. Për të përmirësuar këtë përvojë, ne tani po testojmë aftësinë për të krijuar një postim në Instagram duke përdorur një kompjuter.

Postimi në këtë formë ishte vërejtur më parë nga Alessandro Paluzzi, i cili kreu inxhinieri të kundërt të aplikacioneve të njohura. Por në atë kohë, Paluzzi vuri re diçka që dukej se ishte thjesht një provë e brendshme. Kjo tani po ndryshon, dhe më shumë përdorues po shohin se tipari i ri është aktivizuar në shfletuesit e tyre.

Ndryshimi është domethënës dhe do të ishte një hap i madh drejt bërjes së faqes në internet të Instagram-it po aq funksionale sa aplikacioni. Gjithashtu është një shenjë tjetër që Instagram po bëhet edhe më i ngjashëm me Facebook.

Rikujtojmë, se një paraqitje e ‘kuruar’ tregohet dhe tek mënyra se si janë pozicionuar postimet tuaja në ‘feed’. Kjo gjë ju ndihmon të dini se çfarë duhet të hidhni në postimin e rradhës dhe e bën të lehtë fillimin (dhe qëndrimin pas) të një teme të qëndrueshme në Instagram. Njihuni me disa truke se si mund ta arrini këtë pozicionim duke i dhënë Instagram-it tuaj paraqitjen ideale.

Rrjetet sociale duam apo s’duam ta pranojmë, janë bërë një pjesë e pandarë e jetës sonë. Të shumtë janë ata që i përdorin ato ditët e sotme, nga fëmijët e vegjël e deri tek individët më të rritur. Mirëpo, një nga problemet që i shqetëson të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, e sidomos të Instagram-it, është fakti se kur duhet të postojnë.