Showbiz

Intervista e “tmerrshme” që e detyroi Megan Fox të heqë dorë nga alkooli!

Aktorja  e famshme Megan Fox deklaroi së fundmi se ka hequr dorë nga alkooli, pasj ndarjes së çmimeve Golden Globes në vitin 2009. Fox deklaroi se ishte aq e dehur sa bëri një intervistë të çuditshme, e cila më pas i solli shumë probleme.

Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe vëllezërit Jonas. Në Golden Globes ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës Mowt në tryezë. Unë piva shumë gota atë natë. Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse, unë isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq në atë mënyrë. Unë mendoj se kam pasur shumë telashe për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur, tha ajo në një intervistë.

Mes të tjerash, atë natë Megan tha se dëshironte gjoksin e Salma Hayek, se ishte një trans ndërsa shtoi se i dashuri i atëhershëm Brian Austin Green nuk donte ta shoqëronte sepse kishte ego.