Tech

Investim kolosal, Microsoft në bisedime me kompaninë OpenAI!

Microsoft është në bisedime për të investuar 10 miliardë dollarë në OpenAI, kompania që ka në pronësi ChatGPT, që do të vlerësojë firmën me bazë në San Francisko në 29 miliardë dollarë. Financimi përfshin firma të tjera sipërmarrëse dhe dokumentet e marrëveshjeve iu dërguan investitorëve të mundshëm javët e fundit, me synimin për të mbyllur raundin deri në fund të vitit 2022.

Microsoft nuk pranoi të komentojë, ndërsa OpenAI nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment. Kjo pason një raport të Wall Street Journal që thoshte se OpenAI ishte në bisedime për të shitur aksionet ekzistuese me një vlerësim afërsisht 29 miliardë dollarë, me firmat e kapitalit sipërmarrës si Thrive Capital dhe Founders Fund që blejnë aksione nga aksionerët ekzistues. OpenAI, është themeluar nga CEO i Tesla-s Elon Musk dhe investitori Sam Altman i cili lançoi ChatGPT për testim publik falas më 30 nëntor.

Rikujtojmë, se rregullatori i privatësisë digjitale i Francës, Komisioni Kombëtar i Informacionit dhe Lirive ka gjobitur së fundmi gjigantin e teknologjisë amerikane me 60 milionë euro, për reklamat e ‘cookies’. Sipas mediave të huaja, CNIL zbuloi se motori i kërkimit i Microsoft, Bing, nuk kishte krijuar një sistem që lejon përdoruesit të refuzojnë ‘cookie-t’ po aq thjesht sa t’i pranojnë ato, një kërkesë sipas rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.