Bota

Iraku, Irani marshojnë në mbështetje të Palestinës në ‘Ditën e Jeruzalemit’ !

Qindra irakenë marshonin sot në Bagdad për të shënuar Ditën e Jeruzalemit në mbështetje të kauzës së Palestinës.

Dita e Jeruzalemit është një datë e përvitshme ne rajon që prej Revolucionit Islamik në 1979 në Iran, e celebruar në të premten e fundit të muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.

Marshime u zhvilluan gjithashtu në Teheran dhe qytetet e mëdha të Iranit, duke përfshirë Tabriz në veriperëndim, Hamedan në perëndim, Bandar Abbas e Abadan në jug, sipas mediave vendase.

 “Vdekje Izraelit e Amerikës,” brohorisnin protestuesit me flamurë palestinezë e iranianë, si dhe me ato të lëvizjes militante libaneze Hezbollah.

Në të tjera pankarta të demonstruesve shkruhej “Shkatërrimi i Izraelit është pranë” dhe “Palestina është aksi i unitetit të botës muslimane”.

”Palestinezët po përballen me agresionin izraelit nga Gaza deri në Tel Aviv,” tha kreu i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf në marshim.

Javët e fundit sulmet vrasëse janë përshkallëzuar në Palestinë, në Rripin e Gazës dhe zonat kufitare me Libanin e Sirinë.

Ushtria izraelite ka bastisur rregullisht xhaminë e Al Aksa në zonën e pushtuar të Jerusalemit Lindor gjatë lutjeve të Ramazanit, çka ka ashpërsuar tensionet.