Celebrities Gossip Showbiz

Irina Shayk dhe Kanye West i japin fund marrëdhënies së tyre romantike?!

Një nga çiftet më të komentuar të ‘showbiz’-it të huaj, Kanye West dhe modelja Irina Shayk, duket se kanë përfunduar marrëdhënien e tyre. Burime pranë dyshes, kanë treguar për “Page Six” se reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por ajo e ka refuzuar.

Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Irina nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisin për lidhjen e tyre.

Më herët, burime të afërta me çiftin kanë treguar se Kanye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj me rradhë, duke u takuar fshehtësisht me njëri-tjetrin që në muajin mars. Mësohet se ata kanë nisur lidhjen e tyre që prej ceremonisë përkujtimore për të ndjerin DMX.

Rikujtojmë se, Kanye West i habiti të gjithë duke hequr nga lista e ndjekësve në “Twitter” të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim. Në atë kohë një nga ndjekësit ka shkruar në rrjete sociale:

Mbaroi, Kanye hoqi Kim Kardashian nga lista e ndjekësve… Më duhen disa ditë për ta pranuar këtë gjë.

Ndërkohë, Sipas “Us Weekly”, Kim Kardashian ka takuar disa herë më parë të dashurën e re të ish-bashkëshortit të saj, Kanye West, duke hedhur dyshime se ajo mund ta dinte që herët për këtë marrëdhënie.