Celebrities Fashion Showbiz

Irina Shayk nuk i dha lamtumirën vetëm Kanye-t, por edhe flokëve të saj!

Supermodelja e famshme Irina Shayk i dha lamtumirën Kanye West dhe mesa duket edhe shumicës së flokëve të saj. 35-vjeçarja e nisi Javën e Modës në Nju Jork me shumë zhurmë, duke debutuar me një look të ri të flokëve, të prera shkurt e duke sjellë padyshim një trend të ri.

Veshja e super yllit për ngjarjen e rëndësishme ishte shumë e guximshme. Ajo kishte veshur një ‘body’ portokalli LaQuan Smith, 495 dollarë, pantallona të The Attico, 1,088 dollarë dhe taka Giuseppe Zanotti, 498 dollarë.

Ndërrimi i stilit të flokëve, në dukje si një paruke është një guxim i madh për Irina-n duke qenë se ajo është shquar gjithmonë për flokët e saj të gjatë. Pas një ndarjeje thuhet se gjithmonë njeri nga partnerët ndryshon pamjen. Mendoni se ky është edhe rasti i Shayk?!

Rikujtojmë, se Kanye West dhe Irina kanë pak kohë që i kanë dhënë fund romancës së tyre e cila zgjati shumë pak. Burimet treguan për revistën “People” se lidhja e shkurtër e reperit 44-vjeçar me modelen nuk ishte kurrë një gjë serioze.

Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet me dikë tani. Ata mbeten vetëm miq.

Kanye nga ana tjetër pasi fitoi vendin e parë në “Billboard 200” me albumin e tij DONDA dhe debutoi me disa ngjyra të tjera adidas YEEZY, duket se do të zgjerojë më tej perandorinë e tij duke u “zhytur” në fushën e produkteve të shtëpisë.

Pas ndryshimit të emrit të tij në “Ye”, raportet thonë se kompania e reperit 44-vjeçar “Mascotte Holdings Inc.” ka paraqitur një aplikim për markë tregtare për një linjë të produkteve të shtëpisë të etiketuara me emrin e tij origjinal “Kanye West”.