Celebrities Gossip Showbiz

Ironi apo trend? Edhe Enca si Greta Koçi nuk preferon të rritet

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Javën që vjen, pra me 19 tetor, këngëtarja feston ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjeçe. Mirëpo, duket se ajo nuk preferon të rritet dhe të pranojë moshën që ka. Nëse kjo ju duket familjare, po flasim dhe për Greta Koçin e cila në çdo ditëlindje të saj ka përdorur batutën e të qenurit “përjetësisht 16 vjeçe”.  Pak më parë, Enca ka publikuar një Instastory ku ka treguar se javën që vjen do të mbushë 14 vjeçe.

Sa vjeçe dukem? Të gjithë po më thonë 13 kështu vendosa që javën e ardhshme t’i mbush 14 vjet, po vjen ditëlindja e mbretëreshës së peshores.

Është ironi për Gretën apo është bërë trend të ulësh ca vite jetë nuk mund t’ju themi, por duket se vajzat e showbiz-it tonë e preferojnë këtë.

Para pak ditësh, Enca paralajmëroi se së shpejti do të sjellë një këngë të re me anë të një Instastory.

Të dashurit e mi, kënga ime e re po vjen. Më keni munguar gjithashtu

Nuk dihet ende nëse kënga do të jetë bashkëpunim apo solo apo zhanri që Enca do të na surprizojë këtë herë, megjithatë presim në ditët në vijim se çfarë do të na zbulojë vetë ajo.