Gossip Showbiz

Ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian reagon pas kërcënimit të Tristan!

Khloe Kardashian është një nga më të komentuarat e showbiz-t të huaj. Pak ditë më parë, bukuroshja kishte ditëlindjen dhe ish-partneri i saj, Tristan, i bëri një urim shumë të përzemërt në Instagram ku shprehte fjalë të ëmbla mirënjohjeje.

Ndërkohë, Khloe postoi një foto ku dukej tepër tërheqëse e veshur me bikini dhe komenti që ka bërë përshtypje ka qenë ai i Lamar Odom, ish-bashkëshorti i Khloe. Por ky koment nuk i pëlqeu aspak Tristan-it i cili menjëherë iu kthye duke e ironizuar:

Zoti të ktheu herën e parë. Luaj nëse dëshiron, rezultate të ndryshme.

Por me siguri ky koment nuk do i ketë pëlqyer aspak Odomo-s i cili së fundmi i pyetur nga gazetarët rreth këtij kërcënimi u shpreh se nuk dëshiron të merret me të dhe thjesht i uron gjithë të mirat.

Ai nuk më njeh, sepse kjo mund të kishte shkuar shumë më keq.

Lamar ndërkaq shtoi se Tristan është një burrë me ngjyrë, pjesë e NBA-së dhe në fund të ditës ata janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Do ta lë këtu. Ai bëri gabim duke e thënë atë gjë.

 

Sa i përket Tristan-it, basketbollisti i famshëm duket se ka marrë rolin e ‘nail artist’-it për të voglën e tij True dhe në një video të postuar ai duket teksa lyen thonjtë e të bijës, ulur të dy në dysheme. Sa i përket marrëdhënies Tristan-Khloe nuk dihet ende asgjë, ndërkohë që as ai dhe as ylli i “KUWTK” nuk kanë bërë më deklarata kohët e fundit për lidhjen e tyre.