Showbiz

Ish-deputetja serbe ka diçka për të thënë për Dua Lipën

Një reagim aspak i zakonshëm ka ardhur nga ish deputetja serbe Radaj Trajkoviç në adresë të Dua Lipës. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Trajkoviç ka shprehur se çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të Duas.

Më tej ajo shkroi: “Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një Kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”.  E admirueshme fakti sesi muzika arrin të depërtojë dhe të thyejë barriera, që politika ndër vite nuk ka arritur t’i bëjë.

Theksojmë që suksesi global i yllit të popit ka shënuar një rekord të ri me 153 milionë këngë të dëgjuara, duke u bërë kështu ndër artistet më të suksesshme në histori. Ndërkohë fansat me padurim po presin projektet e reja muzikore. Kujtojmë që Dua pak kohë më parë nxiti publikun që të votojnë në sondazhin online për të futur Kosovën në hartën e “Apple”.