Celebrities Gossip Showbiz

Ish-e dashura e Don Xhonit ‘hap zemrën’ dhe tregon a mendon më për reperin!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.

Megjithatë prej pak ditësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Kështu lanë në fillim të kuptohej përmes rrjeteve sociale. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin. 

Pas ndarjes, modelja i ka pasur të shumta dedikimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale dhe së fundmi duket se ka folur më drejtpërdrejt se kurrë duke iu drejtuar madje dhe në emër. Në një bisedë me ndjekësit e saj gjatë një ‘Ask-u’ dikush e pyeti se nëse mendon ndonjëherë për Donin (Don Xhonin) dhe Ariana nuk ka ngurruar të japë një përgjigje shumë të sinqertë.

Është Xhonatani, jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për një djalë me të cilin kam qenë në një lidhje për rreth një vit. Ai është një njeri i mirë, është një artist. Është ende i ri, ka gjithë jetën përpara. Do të jem shumë e lumtur nëse ai do të ketë gjithçka ashtu si e do ta ketë. Rrugët tona u ndanë dy muaj më parë, dua të vazhdoj jetën. Nuk kemi nevojë të jemi më të lidhur.