Celebrities Gossip Showbiz

Ish-futbollisti Marco Borriello flet për kohën kur ishte në lidhje me Belen Rodriguez!

Ish-futbollisti Marco Borriello në një intervistë të dhënë së fundmi për Corriere, ka treguar për veten, jetën e tij sot dhe kujtimet e së shkuarës që i ruan me shumë fanatizëm. Marco u shpreh se:

Sot, për t’u ndjerë mirë, nuk kam nevojë për luks të shfrenuar, por të luaj, të takohem me miq dhe të shijoj pak natyrë, kjo është më e mira.

Borriello momentalisht është beqar dhe thotë se nuk e ndjen nevojën për të pasur një grua pranë.

Kam pasur histori në të kaluarën por unë zgjodha veten time dhe ia dola mirë.

Ylli i famshëm ka rrëfyer mes tjerash se nuk e ka tradhtuar asnjëherë Belen Rodriguez për aq kohë sa ishin bashkë. Teksa fliste për romanca dhe jetën private, 40-vjeçari ka përmendur veçanërisht kohën dhe lidhjen me yllin televiziv. Ata ishin së bashku për katër vjet, nga 2004 deri në vitin 2008.

Ishte një histori dashurie e papjekur mes dy të rinjve. Nëse takohemi sërish në Milano, do e përqafoj, ajo është një vajzë pozitive dhe me humor. Ishte lidhja më e rëndësishme e jetës sime, zgjati katër vjet e gjysmë.

RIkujtojmë, se së fundmi, Belen Rodriguez në emisionin Verissimo u rrëfye për gjithçka, nga familja, te karriera e deri te rikthimi me Stefano De Martino-n. Lidhur me këtë, Belen tregoi se të dy janë ende të martuar për shkak të një problemi burokratik të hasur gjatë kërkesës për divorc.

Ajo rrëfeu se pas paraqitjes së kërkesës për divorc për herë të parë, çifti kishte vendosur t’i jepte lidhjes një shans të dytë. Herën e dytë që u ndanë, gjyqtari e këshilloi çiftin të prisnin. Kur Stefano dhe Belen u kthyen sërish bashkë për herë të tretë, kërkesa për divorc kishte skaduar.