Celebrities Gossip Showbiz

Ish-kokurrentja e “Për’Puthen” tregon për lidhjen e saj më të re!

Sara Malaj një nga ish-konkurrentet më seksi të emisionit “Për’Puthen” vendosi që të dalë nga programi së bashku me Atdheun, një tjetër konkurrent. Së fundmi në llogarinë e saj të Instagramit, Sara ka dhënë disa sqarime. Pasi ajo u shpreh gjatë një interviste të dhënë së fundmi se nuk ka qenë kurrë e lidhur me Atdheun dhe se thjesht kanë qenë në një fazë njohjeje. Ndërkohë që Atdheu është shprehur më parë se gjërat mes tyre ishin goxha serioze dhe se ai ia kishte prezantuar familjes së tij.

Teksa njohja e tyre ka pësuar mjaft luhatje që pas përfundimit të emisionit ka qenë po vetë Sara e cila i ka shpjeguar të gjitha. Përpos deklaratës ku ajo tha se me Atdheun nuk kishte qenë kurrë e lidhur dhe se gjërat mes tyre nuk kanë qenë lojë por thjesht mospërputhje karakteresh, nëpërmjet një Instastory ajo tregoi se Atdheun e ka ende shokë e mesa duket ata kanë një shoqëri dhe një marrëdhënie të mirë mes tyre pavarësisht të gjithave.

Por nuk ishte vetëm ky Instastory që konfirmoi gjithçka. Në një tjetër Instastory kur Sara u pyet nëse ishte single po në një lidhje ajo u shpreh se ishte në një lidhje dhe ishte e lumtur por nuk dha detaje të mëtejshme. Mendohet se personi me të cilin Sara është në lidhje nuk është Atdheu, pasi në një përballje me Antonelën (një tjetër ish- konkurrente nga “Për’Puthen”) u shpreh se ai mesa duket pëlqente më shumë brunet sesa bjondet dhe se të dyja vajzave u paska ikur mundimi kot.

Pavarësisht të gjithave edhe Atdheu gjithashtu dha një sqarim për fansat e tij kur tha se nuk ishte në një lidhje me Sarën. Mesa duket ata kanë rregulluar çdo gjë mes tyre dhe e kanë gjetur mënyrën e komunikimit.