Gossip Showbiz

Ish-konkurrentet e “Për’puthen”, nga armike në mike!

Gjatë emisionit më të ndjekur të dashurisë, “Për’puthen”, Ana Kauri dhe Tea Trifoni ishin gjithmonë duke debatuar me njëra tjetrën për çdo arsye të mundshme. Gjithashtu me daljen e Teas dhe Andit çift nga programi e zbulimi i lidhjes me Beartin, reagimi i Kaurit nuk ka qenë aspak pozitiv dhe ishte një ndër të parat që e thumboi Tean duke i thënë se e gjitha është lojë ë famës e se askush nuk të detyron të bësh asgjë që nuk dëshiron.
Marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë, kjo deri në momentin që programi përfundon dhe dyshja shihej nën shoqërinë e njëra tjetrën nëpër evente të ndryshme, por këtë herë e vërtetuan që ato janë kthyer në shoqe shumë të mira.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, të dyja bukuroshet kanë postuar video të njëra- tjetrës në llogaritë e tyre në Instagram. Madje Ana ka etiketuar emrin e Teas duke e shoqëruar me një zemër të mardhë.
Shohim që raporti mes tyre tashmë është goxha i mirë dhe se ato janë kthyer në shoqe pas gjithë atyre muajve plot debate dhe konflikte.