Celebrities Live From Tirana

Ish-konkurrenti i “Përputhen” Argjend Raci zbulon nëse është në një lidhje si dhe planet për të ardhmen!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrenti i sezonit të tretë të “Përputhen”, Argjend Raci. Argjendi u largua nga programi duke deklaruar se nuk i pëlqente asnjë nga vajzat. Për më shumë ai na thotë:

Momenti kur dola ishte me vetëdijë të plotë. Ajo që thash ishte e vërteta. Tani që kam dalur e kam shijuar, kam pushuar, kam marrë disa oferta nga disa televizione. Do të prisja mesin e janarit për të thënë diçka më shumë. Unë mund të them se Viti i Ri do të filloj shumë mirë, do të më gjejë në televizion dhe jam shumë i kënaqur.

Si ishte për Argjendin eksperienca në “Përputhen”?

Është e bukur me gjithë presionet e trysnitë nga konkurrentët dhe kamerat. Do e bëja përsëri, nuk e gjykoj aspak atë që kam bërë, më ka dhënë përparësi sepse nëse nuk do të isha Argjendi i “Përputhen” ofertat nuk do të vinin. Të jep një shtytje të madhe televizive. Unë jam ok edhe me famën. Kur i jam futur e kam ditur që fama do të vijë. Në fakt fillon të mungon privatësia që ke patur më herët. Njerëzit të njohin rrugës, nganjëherë është e bukur se të ndalojnë, kërkojnë foto por është edhe e sikletshme. Gjithsesi kur ju futëm kësaj rruge i morëm parasysh këto gjëra.

Argjendi në “Përputhen” edhe pse ka rënë pre e shumë situatave nuk ka dalë nga vetja, por çfarë mendimi ka për konkurrentët e tjerë që herë pas here rrisin tonet e zërit dhe dalin nga vetja?

Unë mendoj se kjo është çështje personale, si është formuar personi. Unë jam person i qetë, e kam përmbajtur veten, i jam futur këtij programi duke e ditur që do të ketë ofendime, shpifje por jam munduar ta mbajë veten. Nuk jam person që më lëndojnë akuzat apo shpifjet kështu që i lë të rrjedhin kur unë e njoh veten. Ka patur gjëra të nivelit të ulët, nuk bëhet kompromis për pak famë.

Cili është statusi i Argjendit jashtë programit?

Goca këtu jashtë kam gjetur plot.(qesh) Kam ndaluar pak më shumë te njëra por nuk jam gati të them se cili është statusi im. Unë para se t’i futem një lidhjeje kam nevojë ta njoh personin dhe të kaloj pak kohë me të. Jam në proces njohjeje. Jemi në kontakt, të shohim si do rrjedhin gjërat.