Celebrities Gossip Showbiz

Ish- konkurrentja e “Për’Puthen”: “Dua të bëhem nënë pa baba!”

“Për’Puthen” ka rezultuar një program tejet i suksesshëm, konkurrentët e së cilës vazhdojnë të jenë ende protagonistë të mediave dhe emisioneve televizive. Jo vetëm konkurrentët e “Përputhen 2”, por dhe ato të edicionit të parë vazhdojnë ende të ngjallin interesin e publikut.

Me plot gojë mund të themi se një ndër emrat më të përfolur të edicionit të parë është Ina Kollcaku, e cila edhe sot vazhdon të jetë pjesë aktive e ekranit ku e shohim shpesh në studio televizive dhe çdo të dielë në “E Diell”.  E pikasur për opinionet e saj të drejtpërdrejta dhe që asnjëherë nuk ngurron të thotë atë që mendon, Ina është një personazh shumë i pëlqyer nga ndjekësit, edhe pse shpesh krijon debate.

Së fundmi e ftuar në një intervistë, ish- konkurrentja e “Për’Puthen habiti me deklaratën e saj ku tregoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se nuk është në një lidhje, por ka një dëshirë shumë të madhe të bëhet nënë, edhe nëse është pa baba. Këtë dëshirë Ina e ka shprehur edhe më herët në daljet e saj dhe kur ju përmend, ajo nuk ngurroi të tregojë se ende e ka këtë mendim.

Po, vazhdoj ta mendoj. Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë. Po, Ina Kollçaku është e dashuruar. Tani jetoj në jug. Do vazhdojë vera, besoj që të jem e dashuruar në Livadh.   

Ina ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një ndodhi në jetën e saj, pasi u konstatua me një masë tumoriale në gjoksin e djathtë. Fatmirësisht tani gjendja e saj është shumë e mirë, pasi u kurua në kohë.