Aktualitet

Ish-kryediplomati amerikan Pompeo në Tiranë: “Demokracia mbrohet me vullnet të mirë nga politika!”

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot në Tiranë se “demokracia mbrohet me vullnet të mirë politik”.

Që nga viti 1922, marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Trump, përkushtimi vijon po njëlloj.

Në vitet 1986-1989 kam shërbyer në Europë në kufirin e Gjermanisë Lindore. Ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani. Dy vite më vonë, ajo liri erdhi në Shqipëri dhe që atëherë marrëdhënia mes dy vendeve tona ka qëndruar e fortë.

Ne përfituam shumë nga kjo marrëdhënie gjatë kohës sime si Sekretar Shteti. Unë kisha një mijë ditë e në ato ditë kam parë që kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s. Keni punuar përkrah nesh kundër terrorizmit në mbarë botën. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri. Departamenti ynë i Mbrojtjes e ka çmuar bashkëpunimin tuaj.

Shpresoj të vendosim një divizion të plotë këtu dhe të ndihmojë të bëheni më të aftë ushtarakisht. Edhe ne të bëhemi më të aftë ushtarakisht dhe NATO të bëjë ato gjëra që mund të thirret në detyrë të bëjë. Unë kam shërbyer si ushtar në njësinë e NATO-s. E dija që do të vinte koha që do të ishte e rëndësishme që ne duhej të ishim të aftë dhe miqësia jonë do të vlente shumë. Edhe kapacitetet e ushtarakëve edhe të diplomatëve për të dhënë rezultate në nivele ekselente.

Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit, për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë. Shohim që edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet e duhet të ndihmojmë edhe ata miliona njerëz që janë larguar nga vendi.

Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku. Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po aq të suksesshme. Unë kam shërbyer si në opozitë, edhe me shumicën, s’ka rëndësi.

Thjesht duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë dhe për të mbrojtur lirinë e popujve tanë e të popujve të rajonit. Jam këtu për 100-vjetorin, por ju lutem më bëni edhe një ftesë për 125-vjetorin!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e veçoi Shqipërinë si model që doli nga shtypja dhe po kontribuon për botën.