Sport

Ish mesfushori i kombëtares “vesh tutat” e trajnerit, italianët i besojnë një të huaji për herë të parë

Ledian Memushajt i është besuar një post i rëndësishëm në klubin e Pescarës, teksa ish-mesfushori i kombëtares do të marrë drejtimin e skuadrës së të rinjve.

Në këtë formë, 35-vjeçari nis një aventurë të re në karrierë ndërsa lajmin për emërimin e Memushajt si trajner e ka dhënë vetë presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani.

Memushaj ka kontribuar për shumë vite në klubin e Pescarës si futbollist, madje duke mbajtur edhe shritin e kapitenit, ndaj tashmë i besohet rritja dhe evidentimi i të rinjve. Interest është fakti se Memushaj është shndërruar në trajnerin e parë të huaj që merr drejtimin e skuadrës Primavera teksa më parë në krye ishin vetëm teknikë italianë.

Ndërkohë, konfirmimi në rolin e trajnerit lë të kuptosh se karriera e futbollistit për Memushaj konsiderohet e përfunduar teksa sezonin e fundit vlonjati e mbylli në Serie C, ku u aktivizua në 27 ndeshje për Beneventon duke shënuar edhe dy gola.