Aktualitet

Ish-ministri Shkëlqim Cani në SPAK, por jo për inceneratorët!

Për rreth dy orë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani sot ishte në SPAK ku u mor në pyetje. Pas dëshmisë në Prokurori, Cani nuk pranoi të tregonte arsyen e thirrjes së tij duke vënë në dukje së “është sekret hetimor”.

Edhe pse pritej të thirrej për inceneratorët duke qenë se me ish-ministrin Arben Ahmetaj kjo ende nuk ka ndodhur, mësohet se ai u thirr për një çështje që i përket më shumë se dy dekadave, si deklarues për kallëzimin e ish-pronarëve për një objekt që para viteve ‘90 ka qenë furrë buke, por Ministria e Financave i ka hequr të drejtën e pronësisë ish-pronarëve. Për këtë arsye, një listë e gjatë qytetarësh nga Tirana kanë kallëzuar Ministrinë e Financave. Ish-ministri mohoi të jetë marrë në pyetje për çështjen e inceneratorëve dhe tha se pret drejtësi për këtë çështje.

-Ju prisni të thirreni para Arben Ahmetajt nga SPAK apo pas Arben Ahmetajt?

Cani: Nuk e di! Atë  e di SPAK. Pyesni SPAK se kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do të më thërrasë apo jo, sepse ndoshta jam shumë i ….

-U surprizuat kur u pyetët ndërkohë për privatizimin e një shkurreje dhe ndërkohë ju duhet të …

Cani: Shiko, në jetën time kam kaluar kaq shumë e kaq shumë sa nuk më surprizon asgjë.

Çfarë prisni nga SPAK?

Cani: Unë jam i gatshëm të më thërrasin, të paraqitem, për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe kaq. Ku është surpriza?! Asnjë surprizë, as ju, as ne!

Çfarë prisni nga SPAK?

Cani: Unë pres, drejtësi, ligj, rregull!

Ndërkohë ka pasur mjaft pikëpyetje dhe prova të forta në drejtim të Arben Ahmetajt, i cili nuk është pyetur në asnjë moment të vetëm. SPAK ka insistuar që e ka veçuar çështjen, por akoma nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që do e ndryshonte çështjen.