Celebrities Gossip Showbiz

Ish-partneri i Kourtney Kardashian në një lidhje të re?!

Një muaj pasi Kourtney Kardashian njoftoi fejesën e saj me bateristin e Blink-182, Travis Barker, ish-i i Kourtney Scott Disick është parë me ish-partneren Christine Burke. Ata u fotografuan në Hollywood të Kalifornisë së bashku me influencuesin Sergio Farias më 15 nëntor.

Scott Disick, Christine Burke

25-vjeçarja Christine u lidh për herë të parë me 38-vjeçarin Scott në vitin 2016, pas ndarjes së tij nga Kourtney. Atë vit, Scott u nis me Christine në Meksikë dhe të dy u panë duke darkuar në Nobu Malibu.

Scott Disick, Christine Burke

Kjo nuk është romanca e parë e përfolur e Scott që nga ndarja e tij nga Amelia Hamlin në fillim të këtij viti. Ai ndezi thashethemet për romancë me modelen Hana Cross,  më 11 nëntor. Sipas një burimi, Scott është rikthyer në skenën e takimeve dhe është duke u kënaqur. Ai është duke u argëtuar me Hana, por kjo është e gjitha për momentin, siç u shpreh një burim për mediat e huaja.

Pas ndarjes së tij nga Amelia, një tjetër burim shpjegoi se Scott ndjen se duhet të jetë beqar tani. Burimi shtoi:

Është vërtet e vështirë të dalësh me Scott sepse ai kurrë nuk do ta kalojë plotësisht Kourtney. Është gjithmonë një pikë grindjeje në secilën prej marrëdhënieve të tij. Ndarja zgjati për një kohë të gjatë dhe shumë nga miqtë e tyre bien dakord se ky ishte vendimi i duhur.

Tani, teksa Kourtney po përgatitet të bashkohet përjetësisht me partnerin e saj të ri, një person i afërt me familjen tha se Scott po mban distancë nga ylli i “Keeping Up With the Kardashians”.

Ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Kardashian, por është e vështirë për të që të jetë pranë Kourtney dhe Travis. Ai gjithmonë do të kujdeset për Kourtney. Ajo është nëna e fëmijëve të tij dhe askush tjetër nuk do të krahasohet me të.