Celebrities Gossip Showbiz

Ish-partneri i Taylor Swift në krahët e dikujt tjetër?!

Taylor Swift është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe të huaj. Jo vetëm me projektet e saj muzikore, por me një sërë lidhjesh, ndarjesh, debatesh e zënkash, ajo ka arritur të jetë në qendër të botës mediatike dhe të thashethemeve të fansave.

Kujtojmë, se Taylor Swift ka dalë për një periudhë të shkurtër me Conor Kennedy. Ndërkohë, ky i fundit, është parë me të dashurën e tij të re, Ava Dash, në një event publik. Të dy ata vijnë nga familje me famë, pasi Conor është nipi i Robert Kennedy, ndërsa Dash është vajza e stilistes Rachel Roy dhe producentit Damon Dash.

Dyshja është parë pothuajse çdo ditë në prani të njëri-tjetrit. Ndërkohë, burimet tregojnë se çifti ka bërë një udhëtim nga Los Angeles për në New York. Në mediat e huaja një mik i të dyve, Andrew Warren, është shprehur si më poshtë.

Ata janë të dy njerëz të mirë dhe miq të mrekullueshëm dhe vërtet shpresoj që ata të përfundojnë bashkë. Kjo jo sepse unë i dua ata që të dy, por sepse ata e meritojnë të jenë të lumtur.

Në shkurt, dolën thashethemet e para se ata po frekuentoheshin, teksa janë parë në prani të njëri tjetrit dhe në grupe shoqërore të përbashkëta. Në atë kohë, një burime për mediat e huaja shprehen si më poshtë.

Ata të dy e pëlqejnë modën dhe kjo i afron edhe më tepër.

Taylor Swift ende nuk ka reaguar për romancën e dyshes. Ndoshta këngëtarja me famë ndërkombëtare po e vuan në heshtje këtë lidhje, ose i ka dhënë fund një herë e mirë marrëdhënies me Conor.