Bota

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy pritet të dalë sot para Gjykatës

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy pritet të përballet sot me akuza “Për korrupsion” dhe “Ndikim te Prokuroria”. Dyshohet se në vitin 2014 ishte përpjekur të merrte sekrete hetimore në Gjykatën e Kasacionit. Për të njëjtën çështje akuzohet dhe avokati i tij dhe që të dy rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

Gjyqi në Paris, i cili zgjat deri më 10 dhjetor, konsiderohet i pashembullt në historinë moderne franceze, pasi do të jetë hera e parë që një president do të shkojë në gjykatë që të përballet me akuza të tilla.

Në vitin 2011, paraardhësi në detyrë i Sarkozy, Jacques Chirac, u dënua me dy vjet pezullim për përvetësim dhe shkelje të besimit gjatë kohës së tij si kryetar i bashkisë së Parisit. Megjithatë, Shirak nuk u paraqit në gjykatë për shkak të problemeve shëndetësore.