Celebrities Gossip Showbiz

“Ishin bukur brenda atij xhirimi që pashë unë”, Rajmonda Bulku tregon mendimin e saj lidhur me çiftin Donald-Beatrix!

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa janë tanimë një çift që na e aprovojnë këtë gjë me fjalët dhe veprimet e tyre për njëri- tjetrin.

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm, ndër to së fundmi ka qenë edhe aktorja e mirënjohur shqiptare, Rajmonda Bulku. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka zbuluar se çfarë mendimi ka lidhur me këtë dyshe të shumëpërfolur. Si mendon aktorja a po luajnë ata?

Unë e shoh në këndvështrim tjetër, nuk shoh u puthën, s’u puthën. Ajo vajzë dhe ai djalë, nëse janë të sinqertë në atë që bëjnë duhet ta thonë shumë fort. Duhet ta mbrojnë atë që rrinë tërë kohën të përqafuar, se ajo është një gjë, por nuk është e gjitha. Ndërsa një natë i kam parë, që ata ishin një film. Aty jashtë diku, ishte dhe një zjarr dhe kamera, kompozimet ishin shumë të bukura, ajo ka një portret shumë më të bukur se ai vlonjati. Dhe kamera kishte punuar për të qenë një skenë erotike pa u puthur dhe mua më pëlqeu shumë si xhirim. Dhe ata ishin bukur brenda atij xhirimi që pashë unë.

Lidhur me këtë ka folur dhe i vëllai i Trixa-s, Albani para pak ditësh në “Pardon My French”, ekskluzivisht për TAR. Këngëtari u shpreh:

Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente…